I gjithë lavdërimi i takon Allahut të Lartësuar! Vetëm Atë e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje! Allahut i kërkojmë ndihmë nga e sherret e vetëve tona dhe nga të këqijat e veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e lajthit, ndërsa atë që Allahu e ka humbur s’ka kush e qet në dritë! Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, shokët dhe familjen e tij, i cili e përcolli me besnikërinë më të madhe mesazhin e Tij dhe këshilloi për Të krijesat e Tij!
Ndalesat e ihramit për burrat
1. Heqja e flokëve
2. Prerja e thonjëve të duarëve ose këmbëve
3. Mbulimi i kokës
4. Parfumosja pas hyrjes në Ihram
5. Veshja e rrobave të qepura
6. Prekja me epsh
Ndalesat e ihramit për gratë
1. Heqja e flokëve
2. Prerja e thonjëve të duarëve ose këmbëve
3. Parfumosja pas hyrjes në Ihram
4. Veshja e Nikabit(peqes) dhe dorëzave
5. Prekja me epsh
Shpagimi bëhet në zgjedhjen e njërës prej tri gjërave:
1. Agjërimi i tri ditëve ose
2. Ushqimi i gjashtë të varfërve ose
3. Prerja e një Kurbani në Meke,ose në vendin ku ka shkelur ndalesën.
Prej ndalesave të ihramit gjithashtu janë:
1. Kurorizimi – nuk ka shpagim
2. Gjuetia – shpagimi bëhet në vlerën e asaj që mbytet
3. Mardhëniet intime – shpagimi bëhet në prerjen e një kurbani, prishet umreja, obligohet përfundimi i kësaj umreje, dhe obligohet ta kryej edhe një herë umren
Shtyllat e umrës
1. Ihrami
2. Tavafi
3. Saji ( ecja mes Safas dhe Mervas)
Vaxhibatet e umrës
1. Hyrja në ihram(nijeti) prej mikatit
2. Rruarja ose shkurtimi i flokëve për meshkujt,dhe shkurtimi sa madhësia e thonit për femrat
Synetet e umrës
1. Pastrimi
2. Parfumosja
3. Veshja e ihramave të bardhë
4. Prekja e shtyllës së Jemanit
5. Telbija(lebbejk Allahu me lebbejk….)dhe dhikri pas hyrjes në Ihram
6. Lutja dhe përkujtimi i Allahut
7. Zbulimi i krahut të djathtë gjatë Tavafit
8. Lutja në kodrën Safas dhe Mervas
9. Hyrja në Ihram pas dy reqateve farz ose synet të abdesit.
10. Ngritja në kodrën Safa dhe Merva
11. Ecja me shpejtësi në tri Tavafet e para
12. Vrapimi i meshkujve ndërmjet shenjave te gjelbërta gjatë sajit
13. Puthja e gurit të zi, apo prekja me dorën e djathtë, ose bërja me shenjë në drejtim të tij.
Rregullat e umrës
Kush e lenë një shtyllë të umrës, i prishet umreja.
Kush e lenë një vaxhib të umres, obligohet të therr një kurban.
Kush e lenë një synet, nuk obligohet me asgjë.
Marrur nga: Albislam
Comment (0)